Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nazarko: Nga afrimi SHBA-Rusi “fiton” edhe Kosova. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë përkeqësohet pozita e saj

schedule20:40 - 3 Shkurt, 2025

schedule 20:40 - 3 Shkurt, 2025

Analisti Mentor Nazarko thotë se nga afrimi i SHBA me Rusinë mund të përfitojë Kosova.

I ftuar në emisionin “Real Story”, duke komentuar lëvizjet politike në lidhje me raportet me Serbinë, ai tha “se sa më shumë shtyhet koha, aq më shumë mund të përkeqësohet pozita e Kosovës”.

“Presidenti më pro rus në historinë e afërt të Amerikës ka qenë Obama. Lejoi pushtimin e Krimesë. Kurse Trump në mandatin e parë njihet për kërkesën arrogante që i bëri shteteve të Evropës për të rritur kontributin për NATO-n; për të shkëputur varësinë nga gazi rus. Amerika është brenda të drejtës që ta shohë aktualisht Kinën si rrezik kryesor dhe në këtë kuadër është e pritshme të ulë tensionet me Rusinë- dhe ndalur konfliktin në Ukrahinë. Nga këndvështrimi i interesave shqiptare, duhet çmontuar lexim qesharak, sipas të cilit afrimi i Amerikës me Rusinë është diçka që dëmton patjetër interesat shqiptare.



Pse mendoj se nga afrimi ruso amerikan aktualisht mund të fitojë kombi shqiptar, respektivisht d Kosova? Sepse Kosovë nuk mund të hyjë dot në OKB pa votën ruse. Vetë rusët kanë thënë në 2010 pas mendimit të GJND që nëse Kosova me Serbinë bien dakord për pavarësinë, ne jemi dakord. Nuk ka pasur qëndrim radikal ruso kundër pavarësisë së Kosovës. Vetëm politikanët dritëshkurtër – ka edhe në opozitën e Kosovës,- e shikojnë si të pashpresë pozitën e Kosovës për të hyrë në OKB për shkak të vetos së përjetshme ruse. Paqja ruso ukrainase me ndërmjetësimin amerikan do të krijojë skenarë që favorizojnë Kosovën. Sepse enklavst ruse mund të përdoren si precedentë për të legalizuar më në fund në OKB pozitën e Kosovës.

Kjo u duk edhe në fund të mandatit të parë Trump. Negociatat Thaçi-Vuçiç patën intensifikim, patën përmirësim cilësor. Dhe atë takim Thaci Putin në Paris ndonëse në këmbë e komentoi vetë Peskov dhe burimet thanë se rusët asokohe i kishin shkelur syrin ndërmjetësimit amerikan duke i thënë: legalizoni Krimenë dhe ne iu lëmë dorë të lirë për Kosovën.

E solla këtë paralele për të treguar se këto janë vegime të çmendura që janë prodhuar në odat tona politiko mediatike që vijnë nga qasja tradicionale. Rusia ka qenë dhe mund të jetë armiku kryesor kombëtar por sheh interesin e vet dhe ne duhet të shohim interesin tonë.“, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!