Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka mbërritur në Bubq, që është një ndër zonat e prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se do të jetë pranë familjeve të lënduara nga tërmeti. Ajo është shprehur se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti. Gjithashtu ajo është shprehur qartë se ndihmat e mbledhura do të menaxhohen nga vet këngëtarja duke marrë shkak nga përfitimet dhe abuzimet që po bëhen me të fondet e mbledhura.
“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.
“E di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz”, duke shtuar se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave”, tha Rexha.
/abcnews.al