Pak ditë më parë, u bë e ditur se të ardhurat nga biletat e shitura për “Kënga Magjike” do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Caci në Thumanë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Ardit Gjebrea, nëpërmjet një postimi në Instagram.
Ditën e mërkurë është edhe nata e parë e spektaklit dhe pjesë e tij janë bërë edhe këngëtarë që nuk kanë qenë konkurentë këtë vit.
Mes tyre edhe Flori Mumajesi, edhe pse jo konkurrent këtë vit, do të ngjitet në skenë për të njëjtin qëllim si kolegët e tij.
“Të gjithë bashkë si një grusht mundemi, për më tepër me muzikë. Ejani për të ndërtuar dhe ta zhdukim energjinë negative që ndonjëherë ja mbjellim vetë vetes dhe tokës,” shkruann Flori.
Kujtojmë se vitin e kaluar Flori u shpall fitues i festivalit me këngën “Plas” e me siguri kjo do të jetë zgjedhja e tij për performancën e së mërkurës. Anna Oxa gjithashtu do të mbërrijë në Shqipëri për t’u ngjitur në skenën e “Kënga Magjike”, lajm që e ka bërë të ditur Ardit Gjebrea./abcnews.al