E Dhimbshme/Fiqerete Lala ndërroi jetë gjatë ceremonisë së varrimit të 8 familjarëve të saj

schedule22:00 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 22:00 - 1 Dhjetor, 2019

Një tjetër anëtare e familjes Lala ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është Fiqerete Lala. Kjo humbje e çon në 9 numrin e anëtarëve që humbën jetën, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Fiqerete Lala ndërroi jetë gjatë kohës që bëhej varrimi i 8 anëtarëve të familjes së saj.

ABC News ka mësuar nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë se pas ceremonisë mortore që u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.

Jetën e Ramë Lalës, e shpëtoi një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake krijoi mjaft hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katër katëshe nga tërmeti i fuqishëm që la pas të paktën 50 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!