Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Klementina Cenkollari ka komentuar për “News Line” inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Ajo u ndal te fjalët e tij të marra nga marrëveshja e Parisit për klimin, ekzistenca e vetëm dy gjinive dhe deri te ëështja e emigrantëve.
“Përpara se ne të kishim bashkë këtë komunik të drejtpërdrejtë. Pati një ëështje të fundit të komunikuar lidhur azilin dhe firmosjen e tij. Mbas firmosjes së zotit Trump ditën e djeshme, HSBA kanë 12 muaj kohë që të tërhiqen nga kjo marrëveshje. U tërhoq gjithashtu nga marrëveshja e Parisit për klimën.
Sipas urdhërit ekzekutiv, tani të gjitha dokumentat mund të lëshohet një gjini, si në pasaporta apo karta identifikimi dhe nga që dita e djeshme do të ketë vetëm dy gjini. Kjo është një çështje që ai iu përmbajt dhe gjatë fjalimit të tij të djeshëm”.
Sakaq, gazetarja foli dhe për letrën që Joe Biden i la Trump në sirtar, e cila sipas saj, është një traditë amerikane, ku tregon demokracionë e tyre si shtet.
“Është traditë e historisë Amerikane që presidenti që largohet lë një letër për presidentin e ri. Të njëjtën gjë bëri dhe Biden. Edhe Trump e zbuloi kur ishte me gazetarët, por nuk e hapi. Biden ia kishte lënë në një sirtar. Ky është një element i drejtësisë amerikane”./abcnews.al

