Dëmtimi i Ousmane Dembele e detyron Barcelonën që të hidhet në merkato. Drejtuesit e klubit do të tentojnë një përforcim në repartin e sulmit dhe zgjidhja vjen nga përtej oqeanit. El Mundo Deportivo raporton se objektivi i klubit katalanas është Carlos Vela.
Meksikani u shpall kampion në MLS me Los Angelos FC dhe fitoi garën e golashënuesit më të mirë kundrejt Zlatan Ibrahimovic. 31-vjeçari e njeh mirë La Liga, pasi më parë është aktivizuar me Real Sociedad, Celta Vigo dhe Osasunën.
Velën e pret një ofertë deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit nëse dhuron paraqitje pozitive dhe arrin të bindë stafin teknik dhe drejtuesit e Barcelonës. /abcnews.al