Eksperti i Energjisë, Gjergji Simaku në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për hapësirën e zhvillimit të industrisë elektrike.
“Mediat e trajtojnë si histori suksesi të qeverisë shqiptare dhe unë e pranoë. Por duhet të trajtojmë edhe elementët ligjorë lidhur me eksportin e energjisë dhe lidhur me konsumin e energjisë brenda Shqipëria. Me këtë të dytën mund të themi që Shqipëria ka një sfidë, për prodhimin ose konsumin e 54.6 % të konsumit energjetik të përgjithshëm, përfshirë naftën, gazin, qymyrin, drutë e zjarrit sigurisht edhe elektricitetin. Dhe kjo pjesë sot është rreth 40 %. Pra duhet edhe pak për ta bërë këtë gjë, për ta konsumuar brenda vendit qeveria duhet të ketë kontrata afatgjata me prodhuesit e energjisë së rinovueshme që të rrisë pjesën e burimeve të rinovueshme. Përmes ankandeve apo edhe kontratave për diferencë që janë bërë me masa mbështetëse, prodhuesit kanë detyrimin të shesin për 15 vite rresht me një çmim të caktuar energjinë e rinovueshme nga panelet fotovoltaike. Ajo që diskutohet sot lidhur me eksportin e energjisë, Shqipëria mund të bëhet eksportuese neto e energjisë, nëse qeveria do japë shumë leja që çojnë investime që kanë të bëjnë me tregun e lirë. Por mund të them që investitorët strategjikë do të vijnë dhe kjo besoj se është një nga momentet e rëndësishme dhe një projekt i denjë”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/

