Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushte e rënduara atmosferike, Monaco-PSG në rrezik

schedule11:59 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 11:59 - 1 Dhjetor, 2019

Moti i keq mund të shtyjë ndeshjen mes PSG dhe Monaco, e programuar të zhvillohet ditën e sotme prej orës 21:00. Autoritetet franceze, konkretisht Ministria e Brendshme, ka rekomanduar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i shmangin lëvizjet sa më shumë të jetë e mundur.

“Meteo-France parashikon reshje shiu të mëdha, që mund të sjellin përmbysje. Ditën e sotme në Nice reshjet e shiut janë dyfishuar, ndërkohë që kujtojmë se Monaco ndodhet vetëm 20 kilometra më tej. Një javë më parë ka pasur dëme të mëdha, madje edhe kanë vdekur katër persona.

Në orën 12:30, përfaqësuesit e dy klubeve do të takohen dhe do të vendosin në lidhje me shtyrjen e ndeshjes për një datë tjetër. Nuk është në interesin e askujt që një ndeshje të luhet në të tilla kushte atmosferike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!