FRANCË– Të paktën 50 persona janë lënduar pasi dy tramvajë u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë.
Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar pasi automjetet u përplasën në tunelin e stacionit të Strasburgut pasditen e së shtunës, sipas mediave lokale.
Mediat raportojnë se pesë persona janë në gjendje kritike për jetën.
Pamjet në mediat sociale tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert për të nxjerrë të lënduarit nga vagonët, ndërsa tymi mbulon stacionin nëntokësor.
Comment cela est possible @CTS_Strasbourg ? pic.twitter.com/av5zdNxEr7
— samstark (@Samstark75) January 11, 2025