Del nga salla e operacionit Kryepeshkopi Janullatos, si paraqitet gjendja shëndetësore e tij

schedule17:44 - 10 Janar, 2025

schedule 17:44 - 10 Janar, 2025

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dalë nga salla e operacionit. Mësohet se ka përfunduar ndërhyrja kirurgjikale. Ndërkohë, ai do të vazhdojë të qendrojë i intubuar në reaminacion.

Lajmin e ka konfirmuar dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila shkruan: “Bëjmë me dije se, sipas informacionit të përditësuar, sot pasdite, dt. 10.01.2025, të spitalit “Evangjelismos” në Athinë, ku është i shtruar Kryepiskopi Anastas, Fortlumturia e Tij iu nënshtrua me urgjencë një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e një episodi hemorragjik dhe u transferua përsëri i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv. 48 orët e ardhshme konsiderohen si kritike“.

Kryepeshkopi Janullatos ndodhet i shtruar në spitalin e Athinës prej disa ditësh për shkak të infeksionit sezonal.

Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos i shërben Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë që nga viti 1991./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!