Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).
Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së ka publikuar një listë të përditësuar të individëve dhe kompanive të sanksionuara, ku përfshihet edhe Industria e Naftës e Serbisë, e cila menaxhohet nga kompania ruse, Gazprom, shkruan nova.rs.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të OFAC, është deklaruar se do të vendosen sanksione sekondare për kompanitë që kanë lidhje me kompanitë ruse. SHBA-ja ka vendosur disa nga sanksionet më të ashpra deri më tani ndaj industrisë ruse të naftës, përfshirë 180 anije, dhjetëra tregtarë, dy kompani të mëdha të naftës dhe disa drejtues të sektorit rus të naftës. Këto masa janë ndërmarrë për shkak të luftës në Ukrainë.
Dokumenti përmend Seksionin 11 të Urdhërit Ekzekutiv 14024, i cili lejon vendosjen e sanksioneve ndaj institucioneve financiare të huaja që marrin pjesë në transaksione të caktuara të lidhura me bazën ushtarako-industriale të Rusisë. Kjo përfshin të gjitha personat që kanë pasuri ose interesa të bllokuara sipas këtij urdhri ekzekutiv./abcnews.al