Gjykata Supreme do të dëgjoj këtë të premte argumentat e parashtruar nga palët lidhur me një ligj që do të ndalonte ose detyronte shitjen e TikTok deri më 19 janar në Shtetet e Bashkuara, në një çështje që vendos përballë të drejtat e lirisë së fjalës dhe shqetësimet për sigurinë kombëtare lidhur me aplikacionin TikTok në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.
Kongresi i SHBA-së miratoi një legjislacion vitin e kaluar me mbështetje të gjerë nga të dyja partitë, i cili kërkon që kompania kineze ByteDance, pronarja e TikTok, të divestojë nga platforma sociale ose të përballet me ndalim për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
TikTok ka deklaruar se do të mbyllë platformën deri më 19 janar, përveç nëse Gjykata e Lartë e rrëzon ose ndalon datën efektive të ligjit.
Gjykatësit gjithashtu kanë para vetes një apel nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka hequr dorë nga mbështetja e tij e mëparshme për një ndalim, duke kërkuar që t’i jepet atij dhe administratës së tij të re kohë për të arritur një “zgjidhje politike” dhe për të shmangur vendosjen e një vendimi në këtë çështje.
Ky rast përfaqëson një tjetër shembull ku gjykata kërkohet të vendosë për një medium me të cilin gjykatësit kanë pranuar se kanë pak njohuri ose ekspertizë, ndonëse shpesh herë ata ndërhyjnë në çështje të rëndësishme që lidhen me kufizime të lirisë së fjalës.
Zyrtarët thonë se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance të dorëzojë informacione për përdoruesit amerikanë të TikTok ose të përdorin platformën për të përhapur informacion.
Gjykatësit kanë parashikuar dy orë për argumentet dhe seanca pritet të zgjasë më shumë se kaq. / abcnews.al