Liderit të FDP-së në Gjermani i hedhin shkumë sapuni gjatë fjalimit elektoral

schedule15:12 - 10 Janar, 2025

schedule 15:12 - 10 Janar, 2025

Ish-ministri Gjerman i Financave dhe kandidati i Liberal Demokratëve të lire Christian Lindner është sulmuar me shkumë në fytyrë teksa mbante një fjalim elektoral.

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit dhe ishin kryefjalë e mediave ndërkombëtare tregojnë momentin kur një vajzë e re i plas në fytyrë Lindner atë që dukej si torte, por në fakt ishte shkumë rroje.

Vajza e cila sulmoi kandidatin për kancelar vinte nga radhët e partisë së tij.  Ish-Ministri i Financave në Gjermani reagoi pas incidentit duke thënë se ai nuk u godit me krem torte, por thjesht me shkumë sapuni duke ironizuar dhe duke thënë se ky sulm mund të ishte organizuar më mire që të merrte vëmendjen e duhur .

Zgjedhjet e Parakohshme për kancelar në Gjermani janë caktuar të mbahen në 23 shkurt pas rënies së koalicionit qeverisës të kancelarit aktual Olaf Scholz i cili pushoi nga detyra Lindner.

Sondazhet e deri tanishme tregojnë favorite për të fituar Garën aleancën e Kristian Demokratëve me kandidat për kancelar Fredrich Merz (Fredrikh Merz).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!