Kazu Miura do të luajë futboll në moshën 51-vjeçare

schedule18:41 - 12 Janar, 2018

schedule 18:41 - 12 Janar, 2018

Japonezi Miura nuk tërhiqet nga futbolli i luajtur edhe pse për pak do të mbushë 51 vjeç. Ai firmosi një tjetër kontratë me ekipin e tij Jokohama.

Kazuyoshi Miura muajin e ardhshëm do të mbushë 51 vjeç, por nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur. Sulmuesi japonez zgjati edhe për 1 vit kontratën me Yokohama FC, skuadër e ligës së dytë. Ky do të jetë sezoni i 33-të për Miura, i cili është aktivizuar në të kaluarën edhe në Europë te Genoa në Itali dhe Dinamo Zagreb në Kroaci.

Kazu, siç njihet ndryshe në ambientin sportiv është futbollisti më i moshuar në nivel profesionit, madje zotëron rekordin për një gol të shënuar në moshën 50 vjeç e 14 ditë. Kazuyoshi Miura numëron edhe 55 gola në 89 ndeshje me përfaqësuesen e Japonisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!