Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Kaliforni. Gjithashtu situata me zjarret në Los Anxhelos është shumë problematike. Zyrtarët kanë deklaruar se është shumë e vështirë që të ketë një normalizim të situatës, ndonëse në terren janë angazhuar më shumë se 1,400 zjarrfikës.
“Ne jemi të shqetësuar dhe po punojmë për të siguruar jetën e qytetarëve. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të vendosen në vende më të sigurta”, ka thënë oficeri i informacionit publik David Acuna.
Ndërsa gati 300,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë Kaliforninë pas përhapjes së shpejtë të zjarreve.
Zyrtarët paralajmëruan se erërat e forta do të rrisnin mundësinë e rrëzimit të pemëve, gjë që mund të prishte linjat e energjisë elektrike.