Është rënduar bilanci tragjik i tërmetit të 26 nëntorit.
Abc News mëson nga burime prej Spitalit të Traumës se gjatë paradites së sotme ka ndërruar jetë në spital një 20 vjeçare nga Tirana.
Xhesika Biqiku u dëmtua gjatë tërmetit në shtëpinë e saj në lagjën e Kombinatit në Tiranë.
Ajo u dërgua në gjendje kome në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.
Me këtë viktimë, numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në 51, ndërsa të lënduarit janë më shumë se 750. /abcnews.al