Ky fillimvit shënoi kushte ekstreme atmosferike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesa lindore e SHBA është përfshirë nga një stuhi e fuqishme dimërore në zona si Missouri, Illinois, Kentucky, Ëest Virgina këtë të hënë.
Për pasojë, energjia elektrike u ndërpre duke lënë pa drita mbi 300,000 amerikanë.
Rreshjet e dendura të dëborës, akulli dhe erërat e forta kanë goditur këto shtete, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike për shtëpi dhe biznese. Virginia është shteti më i goditur, me më shumë se 114,000 konsumatorë pa energji. Shtete të tjera gjithashtu po përballen me ndërprerje të gjera të energjisë: 79,000 në Kentucky, 52,000 në Ëest Virginia, 35,700 në Illinois dhe 32,100 në Missouri. / abcnews.al