9 shpirtra të shuar nën gërmadha: Zhvillohet ceremonia mortore e familjes Lala

schedule11:22 - 30 Nëntor, 2019

schedule 11:22 - 30 Nëntor, 2019

Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit ka prekur të madh e të vogël në Shqipëri. Terëmeti që goditi Shqipërinë  ka shkaktuar dëme të mëdha sidomos në Durrës, Tiranë e Krujë dhe një numër të lartë  viktimash .

Një dhimbje që nuk njeh kufi, ku të afërm familjarë, por edhe shumë të panjohur përcjellin në banesën e fundit anëtarët e familjes Lala.

Një tragjedi që i kalon kufijtë për të afërmit e tyre por edhe për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit që këto ditë jetoi çdo minutë me ankthin e tyre. 9 anëtarë të familjes Lala do të dalin sot para syve të të afërmve e qytetarëve të Durrësit, për të mos u kthyer më kurrë.

Ditën e sotme po zhvillohen homazhe për viktimat e familjes Lala, në Durrës nga Pallati i Kulturës.

Në ceremoni ndodhen kryeministri Rama dhe Presidenti Meta.

Puna për shpëtimin e familjes Lala nisi që në orët e para të mëngjesit duke nxjerrë prej aty vetëm Ramë Lalën.

Ndërsa punohej, nga brenda vinin zëra duke lënë të kuptohej se kishte ende të gjallë, por ndërtesa u shemb sërish duke mbytur edhe zërat.

Pavarësisht kësaj, ekipet e shpëtimit punuan natë dhe ditë për të nxjerrë pjestarët e familjes Lala.

Fatkeqësisht, pas shembjes së dytë asnjëri prej tyre nuk u nxorr i gjallë.

Ata ishin 13 persona në familje dhe tani gjallë kanë mbetur dy djemtë e Sadete Lalës, bashkëshortja e njërit prej tyre si edhe Ramë Lala.

Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.

Viktimat e familjes Lala

1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
2. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
3. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
4. Amelia Lala 10 vjeçe
5. Griselda Lala 22 vjeç
6. Sadete Lala 50 vjeçe
7. Selvie Lala 74 vjeçe
8. Arjela Lala 5 vjeçe
9. Ilir Lala 52 vjeç. /abncews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!