Në sezonet e fundit jemi mësuar me taktikën e Juventusit për të sjellë në Torino lojtarë me parametra zero. Drejtuesit juventinë duket se do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe në merkaton e verës së ardhshme.
‘Zonja e Vjetër’ po shikon mundësinë e transferimit të dy sulmuesve të Chelsea, Willian dhe Pedro, të cilëve në fund të sezonit iu mbaron kontrata.
Brazilini ka kohë që flitet për një kalim tek Juventusi, ndërsa për Pedron është hera e parë që flitet. Sipas ‘Calciomercato.com’, drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, ka udhëtuar kohët e fundit drejt Londrës, ku ka patur dhe një takim me drejtuesit e bluve. /abcnews.al