Thumana dhe një pjesë e mirë e Ultësirës Perëndimore janë zgjuar me reshje të dendura shiu sot.
Reshjet kanë rënduar ndjeshëm gjendjen e banorëve me shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga tërmeti që gjenden në çadra.
Uji gjendet gjithandej në kampin e ngritur në Thumanë teksa gra, të moshuar dhe fëmijë kanë vetëm një çadër mbi kokë.
Vetëm në kampin e Thumanës mësohet se gjenden rreth 1 500 banorë, të cilët pas tërmetit shkatërrues tani duhet të përballen edhe me shiun e dendur. /abcnews.al