Chelsea do të luajë nesër përballë West Ham, një derbi londinez shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Blutë e Londrës po bëjnë ndeshje të mira deri më tani këtë sezon, por dëmtimet duket se do ta penalizojnë ekipin e Frank Lampard.
Sot, në konferencën e tij për shtyp, trajneri i Chelsea pranoi se po shqetësohet nga gjendja fizike e sulmuesit kryesor të skuadrës, Tammy Abraham. Talenti anglez ka shënuar 10 gola deri më tani në Premier League dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve, pas Jamie Vardy.
Edhe në rast se Abraham nuk ia del të luajë përballë West Ham, alternativat për Lampard nuk mungojnë, me Batshuyai dhe Giroud që po presin mundësinë e tyre./abcnews.al


