Durrës, nxënësit rrezikohen çdo ditë nga makinat pranë shkollave

schedule14:35 - 12 Janar, 2018

schedule 14:35 - 12 Janar, 2018

Në qytetin e Durrësit çdo ditë shikon fëmijë duke vrapuar përmes makinave. Mungesa e sinjalistikës apo e pranisë së një punonjësi policie i çon ata më afër rrezikut. E tillë është situata në shkollën “Neim Babameto” në Spitallë.

Po vrapojnë për të kaluar rrugën nga shkolla në anën tjetër.

Duket si një garë mes fëmijëve dhe makinave.

Pamjet tregojne atë çfarë ndodh në shkollën “Neim Babameto” në Spitallë të Durrësit.

Kur të vegjëlit përfundojnë mësimin, ka vetëm një mënyrë për t’u larguar.

Kështu duke sfiduar makinat me vrap…

Në periferi të Durrësit, pranë segmentit që lidh qytetin me portin e hidrokarbureve në Porto Romano, kjo shkolle daljen e ka në rrugën kryesore.

Këtu numri i mjeteve në lëvizje është i madh, përfshi dhe ato të tonazhit të lartë.

Mungesa e sinkalistikës apo elementeve të tjera të sigurisë rrugore që  paralajmëron se këtu ndodhet një godine arsimore mungojnë . Femije dhe prinder jane te shqetesuar

Shumë godina të arsimit  në qytetin e Durrësit ndodhen pranë rrugëve kryesore, dhe më shumë pranë rrezikut nga makinat. Por për vendorët dhe policinë kjo duket se nuk do të thotë gjë./abcnews.al