SHKODËR- Policia ka zbardhur ngjarjen e dy ditëve më parë, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë në Shkodër.
Por, pas marrjes në pyetje i riu nuk dha deklarim të plotë në Polici, në lidhje me rrethanat dhe për këtë fakt është prangosur.
Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim një 22 vjeçar, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij. Grupi hetimor vijon punën për arrestimin e tij./abcnews.al