VLORË- Regjistrohen reshjet e para të dëborës për këtë vit në Qafën e Llogarasë.
Qafa e Llogarasë është zbardhur nga reshjet e borës, por nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve.
Pastrueset e borës kanë pastruar rrugën që në orët e para të mëngjesit, ndërsa policia rrugore ka qenë e pranishme për të siguruar qarkullimin e sigurt./abcnews.al