Në Shqipëri ka rritur në 48, numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të martën. Eshtë pikërisht Durrësi qyteti me numrin më të madh të personave që kanë humbur jetën,
I gjithë kati në lagjen 18 në Durrës është i pabanueshëm, banorët rrezikojnë jetën nëse qëndrojnë brenda banesave. Lëkundjet e tërmetit vazhdojnë herë pas here gjë e cila mund të shkaktojë edhe shembje të tjera.
Banorët tregojnë për gazetaren e abcnews.al, Ajgena Korbi se edhe pse kanë frikë nuk mund ti braktisin banesat për shkak se rrezikojnë të plaçkiten. Syrie Mema, banore në lagjen 18 në Durrës, jetonte bashkë me 7 pjestarët e familjes në katin e 6 të pallatit 11 katësh i cili është shkatërruar tërësisht. Madje në proces ishte edhe ndërtimi i një kati shtesë. Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet pallati banorët vijojnë të futen nëpër shtëpi për të marrë gjërat personale./abcnews.al