Kuba është zgjuar të hënën nën lëkundjet e tërmetit që preku këtë zonë.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiano- Mesdhetare, magnitude e tërmetit ishte 5.9 ballë. Nga autoritetet u bë e ditur që nuk kishtë raportime për viktima apo për dëme serioze.
Shërbimi Sizmologjik Kombëtar i Kubës e raportoi tërmetin si një ngjarje me magnitudë 6.1 dhe më shumë se 100 pasgoditje u regjistruan pas agimit.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 25 km (15.53 milje), sipas EMSC-së.
Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi brigjet e provincës fqinje Granma në nëntor, duke shkaktuar disa dëme strukturore, por pa shkaktuar viktima. Aktiviteti sizmik më i madh në Kubë ndodh në rajonin rreth Santiago. / abcnews.al