Trump: Kartelet e drogës në Meksikë do t’i shpallim si organizata terroriste

schedule12:35 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 12:35 - 23 Dhjetor, 2024

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se do t’i shpallë kartelet e drogës në Meksikë si “organizata të huaja terroriste”.

Trump në një aktivitet në Arizona tha se ata po përgatisnin një fushatë të re për të treguar efektet negative të drogës. Duke thënë se droga shkatërron trupin e njeriut, Trump deklaroi se do të nisë një operacion deportimi kundër drogës dhe emigrantëve të parregullt në mandatin e tij të ri.

Ai argumentoi se një nga prioritetet e tij është mbyllja e kufirit për emigrantët e parregullt dhe se ai do të “ndalojë pushtimin” e SHBA-së.

“Çdo anëtar i bandës së huaj do të deportohet dhe unë menjëherë do t’i shpall kartelet si organizata të huaja terroriste. Do ta bëjmë menjëherë këtë”, theksoi Trump.

Ai donte t’i shpallte kartelet si organizata terroriste gjatë mandatit të tij të parë, por e pezulloi këtë plan me kërkesë të presidentit të atëhershëm meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador.

SHBA-ja akuzon kartelin “Sinaloa” se është furnizuesi kryesor i drogës sintetike fentanyl, e cila vret “100 mijë amerikanë në vit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!