Shtyhet sërish seanca për Safet Gjicin, prokuroria: Akt ekspertimi për raportimet mjekësore s’është i plotë

schedule11:42 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 11:42 - 23 Dhjetor, 2024

Është shtyrë sërish seanca për ndryshimin e masës për Safet Gjicin. Prokurori i çështjes ngriti pretendimin se akt ekspertimi i IML nuk është i plotë.

Gjithashtu theksoi se nuk i përgjigjet pyetjes nëse institucioni i vuajtjes së dënimit në të cilin ndodhet Gjici ofron trajtimin mjekësor të nevojshëm që të mos i rrezikohet jeta si dhe të shkruhet terapia mjekësore që duhet për sëmundjen e Gjicit

Seanca e radhës u vendos të mbahet më 30 janar në orën 10:00.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!