Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Lushnjë në vendin e quajtur Vajkan. Një automjet i policisë është përplasur me mbrojtësen metalike .
Mësohet se furgoni i forcave “Shqiponja ” është përplasur me barrierën mbrojtëse të autostradës pasi një autoveturë i ka prerë rrugën dhe për të shmangur përplasjen, mjetin ka goditur barrierën metalike.
Burimet bëjnë te ditur se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Në vendgjarje po kryhet ekspertiza e policisë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. / abcnews.al