Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbyllën edhe një herë derën Sali Berishës këtë javë, duke dhënë një mesazh të qartë se ata nuk angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën”.
Por Berisha duket se kërkon të fshijë nga historia e tij vendimin e DASH të 19 majit të 2021 kur u shpall non grata dhe nuk e fsheh shpresën për lajme të reja nga Administrata e Trump.
“5 nëntori i dha përgjigjen këtyre, kjo administarët ka humbur, më pyesini për të ardhmen. Më pyet për administratën që vjen, jo ajo që ikën, se nuk ka ndonjë gjë që nuk e kam thënë”.
Diplomatja Juri Kim ka kohë që është larguar, por jo nga vëmendja e ish-kryeministrit Berisha.
“Ajo dukej sikur ishte shkruar nga dora e Kim. Bile e kishte ndryshuar pak, po s’ka gjë”.
Ambasadorja në detyrë e SHBA-së, Nency Van Horn, sikundër dhe diplmati David Uisner para saj, kanë mbajtur të njëjtat qëndrime ndaj Berishës dhe bashkëpunimit të ndërprerë më të prej më shumë se 3 vitesh. Por ai nuk e fsheh shpresën se administrata e Trump do të ndryshojë qasjen ndaj tij, pavarësisht se deri më tani nga mbi 200 non grata, asnjë nuk është kthyer.
Ambasada Amerikane në Tiranë ndërkohë ka kryer takime të ndryshime, muajt e fundit me deputetët të opozitës, duke vlerësuar se një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë, siç VanHorn u shpreh dy ditë më parë, me vëmendjen dhe të procesi zgjedhor i 11 majit.
Deputetet jane te linjes se moderuar, qe jo rralle eshte perplasur me Berishen pasi ai u shpall non grata. Berisha nuk heq dorw nga shpresa e tij per heqjen e non grata, por as SHBA nuk heqin dore nga PD dhe e ardhmja e saj me Berishen, nje perplasje qe daton vitin 1996 e qe vazhdon akoma. Ndryshimi eshte biologjik. Berisha që ka hyre në vitin e 81 te jetës, ndersa SHBA nuk kane problemin e kohës./abcnews.al


