Atentati në Vlorë/ 30-vjeçari Hajrulla në gjendje të rëndë, dërgohet drejt Tiranës

schedule08:13 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 08:13 - 19 Dhjetor, 2024

Kevin Hajrulla, objektivi i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. ABC News mëson se 30-vjeçari po dërgohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Në drejtim të automjetit ku ndodhej Hajrulla është qëllua me 30 plumba. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar, në drejtim të tij.

30 vjeçari ka marrë plagë në bark dhe pjesë të ndryshme të trupit.

I plagosur nga të shtënat me armë mbeti edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Pas këtij atentati u gjet një automjet i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!