Holanda do të bllokojë hapat e ardhshëm të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian duke përdorur veton e saj. Ministri I Jashtëm i këti vendi Casoer Veldkamp deklaroi në Bruksel se Beogradi zyrtar nuk ka bërë hapa mjaftueshëm sa I përket sundimi të ligjit, dialogut me Kosovën si dhe nuk ka përpjekje për të përafruar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Europian.
Kreu I diplomacies Holandeze u shpreh se duke parë zhvillimet në Hungari dhe Sllovaki, Bashkimi Europian duhet të mendojë sesi të forcohet dhe jo të dobësohet nga shtetet që synojnë të jenë anëtar të rinjë.
“Ne po shkohim se ka progress të pamjaftueshëm sa i përket sundimit të ligjit në Serbi. Në të njëjtën kohë, ne shohim përparim të pamjaftueshëm në marrdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Serbia ka një përgjegjësi të qartë mbi këtë çështje. Ne gjithashtu shohim se Serbia ende nuk ka bërë hapa për të përafruar politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.”
Brukseli zyrtar ka kritikuar vazhdimisht Beogradin mbi marrdhëniet e ngushta me Rusinë si dhe për faktin se nuk I është bashkuar Perëndimit për të sanksionuar pushtimin e paligjshëm të Ukrainës. Ministri I Jashtëm Holandez ka deklaruar se do të bind edhe vende të tjera për të shtuar presionin ndaj Serbisë në mënyrë që Amsterdami Zyrtar të qëndroijv I vetëm në çështjen e bllokimit të procesit të integrimit.
Serbia ka aplikuar për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian në vitin 2009 dhe morsi statusin e vendit kandidat në muajin mars të vitit 2012. Negociatat për anëtarësimin e Beogradit në Unionin 27 anëtarsh kanë vijuar prej 11 vitesh./abcnews.al