Ndërtimet e parregullta, familjes Mersini i shemben tre katet e banesës

schedule17:58 - 28 Nëntor, 2019

schedule 17:58 - 28 Nëntor, 2019

Ndërtimet pa leje që janë shembur nga tërmeti rrezikojnë dhe ato të rregulltat. Një rast të tillë ka sjellë gazetarja jone Esiona Konomi nga zona e Kënetës në Durrës. Familjes Mersini i janë shembur 3 katet, ndërsa inertet nuk janë mbledhur ende.

Frika e fqinjve është e madhe, ndaj ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti.

Kjo banesë një katëshe është ndërtuar konformë rregullash. Po pas tërmeteve të fundit ajo rrezikon të dëmtohet pasi tre katet e shtëpisë pranë që është dhe pa leje janë shembur. Inertet e kësaj shtëpisë rnuk rrezikojnë vetëm vilën 1 katësh por dhe banesën në anë tjetër të saj. Banorët e trembur nga kjo situatë i ka larguar fëmijët.

Ndërsa kërkojnë që të ndërhyet sa më shpejt pasi kanë frikë se inertet mund t’i shemben në kokë.

Zonja e familjes Mersini që kanë këtë banesë sqaron se përplasja e tyre me fqinjët ka nisur që pas tërmetit të një muaji më parë.

Eshtë i ndërgjegjshëm që banesa e tyre rrezikon dhe të tjerat dhe thotë se në mënyrë të përsëritur ka kërkuar nga institucionet që ta ndihmojnë për mbledhjen e inerteve.

Ai është i gatshëm që të sakrifikojë dhe dy katet nëse themelet s’mbajnë.

Ky nuk është rasti i vetëm që një banesë e ndërtuar pa leje dhe pa parametrat e duhura të rrezikojë dhe të tjerat pasi po në këtë zonë të Kënetës ështe dhe kjo  godinë ngjyrë vjollce që është gati të bjerë mbi shtëpinë ngjitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!