Fenomeni i heqjes së kolonave dhe mureve të pallateve për të zgjeruar hapësirat për biznese ka konfirmuar pas këtij tërmeti se është një veprim kriminal.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se forcat e shpëtimit kanë konstatuar trupat e dy grave në një pallat në lagjen nr.6 të Durrësit, të cilat janë zënë poshtë nga katet e sipërme të pallatit.
Ka qenë ndërhyrja në kolonat dhe muret e tij nga një biznes në katin e parë që ka bërë që të thërmohen dy katet e para duke vrarë dy gra.
Viktimat janë Xhuljeta Gjonaj 53 vjeç dhe Nafie Rexhepi 80 vjeçe, të cilat kanë jetuar në katet e poshtme të pallatit por ka qenë pesha e kateve të mësipërme që i ka thërmuar duke vrarë zonjat.
Gjatë paradites gazetarja Ajgena Korbi raportoi se operacioni i shpëtimit po zhvillohet në katin e tretë të pallatit ndërkohë uniformat blu nuk lejojnë askënd të kalojë kufirin e shiritave të vendosur për shkak se i tremben ndonjë shembjeje që mund të shkaktojë pasoja në njerëz.
Banorët e zonët te tronditur qëndrojnë në pritje të nxjerrjes së trupave që kanë mbëtur nën rrënoja.
Deri më tani raportohet për 42 viktima dhe më shumë se 700 të lënduar nga tërmeti, ndërsa dëmet materiale janë ende të pallogaritshme. /abcnews.al