Berisha kalon për gjykim/ Gjykata e Posaçme vendos sot në seancë paraprake për dosjen “Partizani”

schedule10:15 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 10:15 - 16 Dhjetor, 2024

Gjykata e Posaçme do të vendosë këtë të hënë nëse dosja “Partizani”, ku akuzohet ish kryeministri Sali Berisha, do të kalojë apo jo për gjykim.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija deklaroi se seanca do të nisë në orën 11:00.

“Është parashikuar të mbahet në orën 11:00, për kalimin për gjykim të dosjes Partizani. Gjyqtarja Fjorela Davidhi do vendosë nëse ish kryeministri Sali Berisha do gjykohet për akuzat shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Prokuroria do t’i kërkojë gjykatës të kalojë dosjen për gjykim. Kjo është seanca e dytë. Seanca e parë nuk u zhvillua”, raportoi gazetari Vija.

Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.

I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!