Vetëm 17 kilometra nga epiqendra e tërmetit, banorët në panik nga çarja e banesave

schedule15:52 - 28 Nëntor, 2019

schedule 15:52 - 28 Nëntor, 2019

Tërmeti tragjik që ra mëngjesin e 26 nëntorit ka shkaktuar deri më tani 42 viktima dhe mbi 700 të plagosur. Në Tiranë dhe në Durrës është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të situatës kritike, por të shumtë janë banorët që dëshmojnë në redaksinë onlinë të ABC News me foto dhe video, jo vetëm operacionet e shpëtimit, por edhe situatën në ato vende që nuk janë prekur nga mediat dhe nga shteti, siç raportojnë ata. Videot më të fundit që na kanë mbërritur në redaksi i përkasin Kavajës, ku dy banore na konfirmojnë se 5 pallate janë në rrezik shembje, ndërsa 120 shtëpi janë të dëmtuara nga tërmeti.

Ky pallat që po shihni në videon e mëposhtme ndodhet në lagjen Zguraj, dhe në të banojnë një plakë me 4 jetimë.

Banoret shprehen të pakënaqura  se shtetit nuk i intereson situata pas tërmetit në Kavajë, edhe pse ndodhet vetëm 17 km nga epiqendra. Ato thonë se dëmet në këtë qytet janë të shumta, ndërsa akuzojnë kryeministrin se

“Pa pikë turpi kryeministri nuk e zuri fare në goje Kavajën, por dëmet në këtë qytet janë shumë të mëdha. Jemi një familje me fëmijë të vegjël. Si ne ka dhe shumë të tjerë, por askush s’ka ardh të bëj kontrollet e duhura.Turp për këtë qeveri shushunjash që na pin gjakun nga taksat ,na varfëron në kulm dhe sot as të shtrin dorën me një çadër, ose batanije dhe një fjalë të ngrohtë” – shprehet një banore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!