Shënimi i golit është detyra kryesore e sulmuesve dhe skuadrave. Tundja e rrjetave kundërshtare të dhuron fitore, teksa më të preferuarit e tifozëve janë lojtarët driblues. Deri tani janë zhvilluar 13-të javët e para të Premier League dhe rekordmeni në driblime vjen nga Crystal Palace.
Wilfried Zaha ka shënuar vetëm një gol në kampionat këtë sezon, por po shkëlqen diku tjetër. 27-vjeçari nga Bregu i Fildishtë kryeson renditjen e lojtarëve me më shumë driblime. Plot 58 herë ka lënë pas krahëve lojtarët kundërshtarë Zaha, duke kryesuar thellësisht.
Më pas vjen Adama Traore i Wolves (42 driblime), Emi Buendia i Norwich City (41), Nicolas Pepe i Arsenalit me 38 të tilla. Pesëshen e parë e plotëson Allan Saint-Maximin i Newcastle United.
22-vjeçari po zhvillon sezonin e parë në ishull dhe ia ka dalë të realizojë 36 driblime. Ajo që bie në sy është fakti që, përveç Arsenalit që përfaqësohet nga Pepe, asnjë nga klubet e mëdha angleze nuk ka lojtarë në pesëshën e parë. /abcnews.al