Me dhimbje familja Hasa në Durrës lënë shtëpinë, pasi pallati ku ata banonin prej 6 vitesh rrezikon shëmbjen. Ata kanë mbledhur disa veshje dhe orendi qe kane mundur t’i shpëtojnë dëmeve të tërmetit.
E zonja e shtëpisë së bashku me grupin e “Abc news” hyjnë për pak minuta në katin e 6 të apartamentit, ku gjithçka është shkatërruar. Kjo familje prej 4 anëtarësh, ka mbledhur plaçkat për tu larguar nga zona e rrezikut, edhe pse shiritat ende nuk janë vendosur nga policia .
Pallati i tyre ndodhet në zonën e plazhit në Durrës, afër rrënojave të Mira Marës, ku humbën jetën disa qytetarë. Tërmetin e asaj nate e kanë të vështirë ta harrojnë.
Gjithçka në hyrjen e apartamenti është shkatërruar, edhe pse ka frikë së bashku me ekipin e xhirimit futen në banesën e saj. Teksa ngjisin shkallët takon edhe disa banorë të cilët hezitojnë të largohen, por nga ana tjetër nuk kursejnë batutat për shtetin. Muret janë ëarë, pajisjet janë shkatërruar. Ky është mundi i një jetë , i cili sipas zonjës së shtëpisë , i ka shkuar dëm. Me shpresën në zot familja Hasa, largohen nga banesa ku jetonin prej 6 vitesh./abcnews.al