Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e rezervimeve pranë ambienteve akomoduese në Gjirokastër. Administratorët thonë se prenotimet më të shumta vijnë nga shtetasit e Kosovës, por nuk mungojnë as ata nga vendi, kryesisht Tirana dhe Durrësi.
Sa i takon tarifave, administratorët e hoteleve dhe bujtinave thonë se nuk kanë ndryshuar, duke qëndruar në shifra normale.
Edhe këtë vit, rezervimet nga shtetasit e huaj udhëhiqen nga spanjollët, të cilët regjistrojnë numrin më të lartë të rezervimeve për festa në qytetin muze./abcnews.al