Marrëveshja e Uashingtonit/ Nazarko: Qeveria Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë hap, Trump mund ta raktivizojë marrëveshjen

schedule17:48 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 17:48 - 9 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në ‘Balkan Update’ u shpreh se qeveria e Kurtit për katër vite nuk ka ndërmarrë asnjë hap për çështjen e Kosovës. Sipas tij, marrëveshja e Uashingtonit mund të aktivizohet pasi qeveria e re Trump e ka në synimet e saja.

“ Kanë kaluar katër vjet, një mandat Biden tek i cili Kosova politike investoi besim se do ta zgjidhte çështjen e Kosovës. Jo thjesht se SHBA nuk u investuan në vend të parë, thjesht mbështetën BE. BE dështoi dhe nuk ofroi dicka më të mirë sesa marrëveshjen e Washingtonit.

Ky lloj angazhimi duhet të ruhet dhe pse jo të rikthehet. Është mirë të kemi një ndërmjetës aq të lartë. Së dyti për cilësinë e marrëveshjes. Ajo marrëveshje ka ndryshur në raport me kohën, dikur ka qenë Thaci- Vuçiç pastaj kaloi Hoti dhe mund të ketë pasur ndryshime, por forma përfundimtare ishte në favor të Kosovës. Ajo përcaktonte dhe fatin e të shpërngulurve në territoret e tjera, parashikonte bashkëpunim në fushën ekonomike, krijimin e një fondi prej 30 miliardë dollarësh për projektet e shumta. Ishte një marrëveshje që do të nxiste bashkëpunimin mes vendeve të ballkanit ashtu siç do dhe SHBA. Marrëveshja zgjidhte çështjen e liqenit Ujman.  Në kushtet kur SHBA është investuar kaq shumë në Ballkan nuk ka kohë dhe energji për t’u investuar në këto zona.

Ka disa që marrëveshja mund të aktivizohet. Shenjat për po, janë kur ambasadori amerikane në Kosovë dhe ambasadorja në Maqedoni dhe Serbi priten të largohen. Qeveria e re Trump synon të ketë një diplomaci të pastër nga ata që ishin besnik të Biden dhe mund të ketë një riaktivizim të marrëveshjes. Dhe Grenell ka pasur një ndikim mjaft pozitiv.

Në lidhje me marrëveshjen rezultati më i prekshëm ishte njohja e Izraelit dhe Kosova e Kurtit nuk e ka ngritur nivelin e përfaqësisë së saj në Jerusalem në nivel ambasade e cila ishte pikë në marrëveshje.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!