Spitali Amerikan hapi dyert për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë me 40 viktima dhe mbi 650 të lënduar. I ftuar në emisionin ABC –ja e mëngjesit, shefi i urgjencës së Spitalit Amerikan 3 Florian Vaso tha se fluksi ka qenë i madh. Sipas tij kanë qenë 130 raste që janë trajtuar në këtë spital, me trauma, çrregullime nga ankthi, dhimbje gjoksi apo hipertensioni, pa pagesë.
“Fluksi ka qenë i madh. Ne i kemi pritur që në fillim. 130 raste të traumave të çrregulllimeve nga ankthi, dhimbje gjoksi, hipertensioni. Janë shtuar hapësirat dhe personeli ndihmës. Shërbimi është fokusuar me dhënien e ndihmës shëndetësore pa procedura financiare”.
Vaso shpjegoi se ka pasur pacientë që kanë marrë ndihmën mjekësore ambulatore, por nuk përjashtoi edhe ato raste për ndihmë terapeutike.
“Gjendja e ankthit e agravon gjendjen e tyre. ka nisur nga ankthi dhe kanë përfunduar në infarkte të zemrës, ka pacientë me probleme psikologjike me të prekshëm ndaj ankthit, kryesish me zemrën
Ka pasur raste që kanë pasur ndihmën e neurologut. Edhe trajtimi i simptomave nga më të ndryshmit. Është dhënë trajtimi i nevojshëm operator, terapi me ilaçe. Rastet janë të graviteteve të ndryshme me terapi të thjeshtë është menaxhuar, gjendja por ka edhe raste ku pacientët janë shtruar. Ka raste ambulatore dhe të shtruar”.
Shefi i urgjencës theksoi se ka pasur një mobilizm i përgjithshëm, por sfidë ka qenë menaxhimi i pacietëve që kanë qenë të shtruar në spitalin amerikan.
“Ka ndodhur një mobilizm i përgjithshëm, kirugë, ortopedë dhe gjithë personeli është thirrur për të përballuar fluksin. Pavarësisht mobilizimit ka edhe mobilizm të brendshëm të personelit
Është sfidë dhe menaxhimi i atyre që kanë qenë të shtruar në spital dhe kjo kërkon qetësi shumë të madhet ë personelit mjekësor të cilët mos dëmtohen më tej nga kjo gjendje. Aktualisht fluksi i pacientëve ka rënë, por ne jemi të mobilizuar “. /abcnews.al