VLORË- Qyteti i Vlorës është tronditur nga një shpërthim me tritol mëngjesin e kësaj të diele.
Në vetratën e një lokali, në lagjen “Uji i Ftohtë” ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Gazetari i ABC NeWs, Elton Nika, referuar grupit hetimor raporton se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person të maskuar me kapuç, i cili dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse.
Grupi hetimor ka sekuestruar tashmë kamerat e sigurisë edhe në ambientet përreth/abcnews.al

