Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti tragjik/ Thirrja e Ramës: Lutje mirëkuptimi të gjithë atyre që nuk po kursehen të na përgjigjen

schedule07:42 - 28 Nëntor, 2019

schedule 07:42 - 28 Nëntor, 2019

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë Rama ka treguar se po bëhet e mundur përgatitja për një koferencë donatorësh, “i drejtoj një lutje mirëkuptimi të gjithë atyre që nuk po kursehen të na përgjigjen në këto kushte të vështira, tha Rama.

“Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të qetësuar shpirtrat e trazuar të njerëzve dhe për të përçuar informacion real.  Kjo është koha e Psikologëve dhe jo e astrologëve. Nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë,  që nuk është e mbrojtur nga shiu dhe e garantuar me ushqime. Duhet të punohet me shumë këmbëngulje. Do të na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve, shumë dinjitet në shërbimin ndaj tyre dhe do të na duhet një durim i hekurt, të cilin ne duhet ta kemi. Ne duhet të garantojmë kushtet optimale për në këto kushte, kur kanë humbur pasurinë e tyre. Tani është momenti për të inventarizuar  të gjithë kuadrin e situatës së familjes duke bërë  verifikim strikte të familjeve që strehohen në hotele. Historia ka mësuar se bpotën ku jetojmë se këto janë situata se abuzimet shoqrojnë këtë situat, duhen të shamngen maksimalisht. Duhet intensifikuar puna për banesat fizike dhe të iventaruizoahet. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit është krijuar  që dje, është  në fazën fillestare të punë dhe unë do të doja që të theksoja që ministria e Infrastrukturës, e cila meriton mirënjohej për gjithë sakrificën  së bashku me kolegët e tjerë, që ju ka rëbnë detyra të përballejon në vijën e frontit, duhet të garanmtojëm përfshirejn e të gjithë inxhinierë”, deklaroi Rama.



“Transparencë në përdorimin e çdo qindarke, çdo qindarkë do monitorohet nga më “shumë sy”. Mund të ketë nevojë për shumë më tepër koordinim dhe harmonizim. Ata që nisen për të ardhur të adresohen në drejtim të ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave për të ndihmuar një shpërndarje sa më të shpejtë ndihmave. Po ndodh një rast konfuzion, një situatë ku nuk po përfitojnë, ose përtej njerëzve që përfitojnë me të drejtë ka dhe abuzim. 

Ne po përgatitemi për një konferencë donatorësh për zonën shqiptar folëse duke përfshirë si dy shtylla sipërmarrjen në Shqipëri dhe Kosovë. 

I drejtoj një lutje atyre që nuk po kursehen që ta dinë këtë dhe të na përgjigjen kur të na duhen”, tha Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!