U shua e gjithë familja, kjo është mikja e Greg Ramës që u nxorr dje nga rrënojat

schedule18:00 - 27 Nëntor, 2019

schedule 18:00 - 27 Nëntor, 2019

Vajza që shihni në këtë foto është Kristi Reçi, një nga viktimat e tërmetit tragjik, që goditi ditën e djeshme vendin.

25-vjeçarja, studente e Mjekësisë u nxorr mëngjesin e djeshëm e pajetë nga rrënojat. Ndërkohë, bashkë me të humbën jetën të gjithë familjarët, vëllai dhe dy prindërit, pasi ndërtesa e tyre u shemb.

Ndërkohë, mësohet se e reja është e afërmja e Greg Ramës, djalit të kryeministrit. Më herët ky i fundit konfirmoi se në mesin e viktimave të tërmetit është edhe e afërmja e tij, e cila është shuar bashkë me familjen.

Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja.

Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!