Nuk mund të kishte rezultat më perfekt.
“Djajtë” e Milan kanë arritur një tjetër triumf të madh, teksa mbrëmjen e kësaj të marte kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë, 6-1, ndaj Sassuolo në “San Siro”, për të siguruar kështu një “biletë” për në fazën çerekfinale të Coppa Italia.
“Ylli” që shkëlqeu më shumë ishte nigeriani Samuel Chukëueze, i cili realizoi një dopietë në minutat 12’ e 21’ të pjesës së parë, ndërsa Rafael Leao, Tijjani Reijnders, Calabria e Tammy Abraham për vendasit dhe Mulattieri për “Zijeshilët” e Sassuolo menduan për të regjistruar goleadën madhështore në mitikun e Milanos.
Siç theksuam edhe më sipër, falë këtij rezultati Milan kalon në çerekfinalen e Coppa Italia, teksa në raundin e radhës do të presë fituesin e sfidës Roma-Sampdoria. /i.m /abcnews.al