Tërmeti alarmoi ekipet e kërkimit: Momenti kur largohen me nxitim nga rrënojat

schedule16:03 - 27 Nëntor, 2019

schedule 16:03 - 27 Nëntor, 2019

Goditja e fuqishme e tërmetit pak minuta më parë ka pezulluar përkohësisht kërkimin e në banesat e rrënuara, brenda të cilave gjenden ende njerëz të bllokuar.

Në një intervistë dhënë gazetarit të Abc News Maksi Rama, drejtuesi i ekipit të shpëtimit rumun deklaroi se do ta rinisin shumë shpejt kërkimin pasi të marrin një konfirmim edhe nga drejtuesi i shefin e operacioneve në zonën në fjalë.

“Është shumë operacion i vështirë. Hapësirat janë të ngushta dhe ka shumë rrezik edhe për ne”, tha ai.

Tërmeti ka bërë që për momentin grupet e shpëtimit të ndërpresin prëkohësisht punën pasi i tremben shembjes së ndërtesave të dëmtuara nga lëkundja e djeshme.

Lëkundja ishte me forcë 5.3 e shkallës Richter me epiqendër zonën e Kepit të Rodonit.

Pas kësaj goditjeje janë shënuar edhe dy tërmete të tjera, njëri i forcës 3.1 dhe tjetri 3 i shkallës Richter.

Tërmeti ra në një thellësi prej rreth 10 kilometrash duke shkaktuar panik tek banorët në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe rrethina.

Harta e termeteve te oreve te fundit ne zonen e Durresit

Shqipëria është duke përjetuar një stuhi tërmetesh. Më i forti ishte me forcë 6.4 i shkallës Richter që ka shkaktuar 27 viktima dhe qindra të lënduar deri më tani.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!