Amendamentet në buxhetin 2025/ Petro Koçi: Propozimet e opozitës, me natyrë populiste

schedule18:32 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 18:32 - 2 Dhjetor, 2024

34 amendamentet e depozituara në Kuvend nga Partia Demokratike për projektbuxhetin e vitit 2025, ishin në fokus te mbledhjes se zhvilluar këtë të hënë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Petri Koçi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për amendamentet në buxhetit 2025. Gjatë intervistës, ai u shpreh se propozimet e opozitës nuk janë asgjë tjetër, veçse të një natyre populiste.

“Do të ketë një diskutim, patjetër që propozimet janë parë. Si çdo opozitë propozimet janë me natyrë populiste, Disa prej propozimeve besoj janë të pakonsultuara mirë. Janë brenda shifrave të buxhetit dhe ndoshta nuk i kanë parë si duhet”, u shpreh ai.

Mazhoranca do të presë edhe mendimin e ministrive përkatëse përpara se vendosë nëse do i rrezojë apo jo amendamentet e opozitës.

Dy prej tyre, pezullimi i prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore dhe ndalimi i çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, do ta ngjisin Sali Berishën në foltore, thuajse një vit pasi Kuvendi i hapi rrugë kërkesës së SPAK për vendosjen në arrest shtëpie të kreu të Partisë Demokratike.

/abcnews.al/