Në Thumanë ishte edhe kryetari demokrat Lulzim Basha, i cili në një deklaratë për mediat foli për 5 prioritet që duhen përmbushur për të përballuar situatën. Më kryesorja, sipas Bashës është shpëtimi i jetëve të humbura. Ai tha se kjo ngjarje nxorri në pah faktin se Shqipëria është e papërgatitur për ngjarje të tilla.
“Së pari, përfundimi i operacioneve të kërkimit dhe nxjerrjes së viktimave.
Së dyti, dhjetëra qindra familje që kanë mbetur pa strehë k anë nevojë për mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë gjatë në çadra. Duhet bërë vendosja e tyre në apartament dhe mbështetja e tyre me një afat minimal 6 mujor.
Së treti, ngritja me shpejtësi e një strukture të mirë pajisur, blerja e pajisjeve, trajnimi i tyre duhet të trajtohet si një emergjencë.
Së katërti, duhet të merren masa për evidentimin e të gjitha objekteve që janë në rrezik.
Së pesti, duhen masa të menjëhershme dhe energjike për të luftuar shokun, stresin dhe panikun. Kjo nuk bëhet me propagandë, por bëhet duke informuar në çfarë situate ndodhet Shqipëria. Cila janë masat që do marrë masa në raste tërmetesh”. /abcnews.al