Gazetari Andi Qosja po ndjek nga afër situatën pas tërmetit në Thumanë. Ai raporton se qindra qytetarë e kanë kaluar natën në çadra. Për ABC News ata shprehen se kushtet nuk janë të favorshme dhe i bëjnë apel shtetit të marrë masa.
“Ne duam shtëpitë, ishallah vë dorë shteti a bota se nuk mund të rrimë këtu, e kam burrin invalid”– thotë një banore.
“Unë nuk kam fëmijë të vegjël i kam të rritur organizmi nuk ka qenë jo fort i mirë, s’ka pas rregull, një farë padrejtësie të tipi kap c’të kapësh”– shprehet një tjetër.
“Këto janë punët e zotit, ishalla vënë dorën dhe na ndihmojnë të strehohemi në banesë. Kanë mbetur në rrënoja fëmijët e nipit tim, i kanë nxjerrë. Fatkeqësia u ka ndodh, katastrofë e madhe, një tmerr i madh. Veç ishalla vënë dorë e ndihmojnë këto njerëz e i strehojnë nëpër banesa. Nuk di çfarë është duke u bërë kështu. Ne jemi burrë e grua dhe dy fëmijët 15 dhe 17 vjeç”– thotë një banori i prekur nga tërmeti. /abcnews.al