Pas tragjedisë në Tiranë, ka reaguar edhe Bebe Rexha.
Tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë, shkaktoi viktima të shumta e dëme materiale.
Shqiptarët anë e mbanë botës janë solidarizuar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe artistët shqiptarë që po gëzojnë famë botërore: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Gashi e Stanaj.
Së fundi, reagoi edhe Bebe Rexha, ajo përmes një videoje është solidarizuar me shqiptarët, ndërsa ka premtuar se do të sigurojë fonde për t’i ndihmuar vëllezërit shqiptarë.
“Së pari më vjen keq për gjithçka që është duke ndodhur për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam duke u munduar të gjej një mënyrë për të siguruar fonde të mjaftueshme për të ndihmuar sado pak. Jam duke u lutur për ata që janë ndikuar nga kjo fatkeqësi. Ju dua shumë”, tha Bebe./abcnews.al